FOTO/ Humb jetën nga Covidi doktori i njohur nga Kukësi

FOTO/ Humb jetën nga Covidi doktori i njohur nga Kukësi

12:46, 20/10/2020
A+ Aa A-

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha në vend.

Këtë herë, ka ndërruar jetë një mjek i njohur nga Kukësi, Astrit Haziri.

Ky i fundit prej vitesh shërbente si mjek familjeje në spitalin e Kukësit.

Gjatë punës së tij të përditshme Haziri ishte infektuar me koronavirusin Covid-19.

Pasi është trajtuar për disa ditë në Tiranë, ai ishte dërguar në Turqi për kurim të mëtejshëm.

Por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin e rrezikshëm.

Ngushëllime familjes dhe kolegëve të doktor Hazirit nga SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco