Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRAT/ Prokuroria mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit, çon për gjykim 8 të akuzuar

EMRAT/ Prokuroria mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit, çon për gjykim 8 të akuzuar

10:27, 20/10/2020
A+ Aa A-

Mbyllen hetimet për çështjen e “Grabitjes së Rinasit”.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen hetimore të një nga grabitjet më të bujshme në vend.

Të pandehur për grabitjen e disa milionë eurove në 9 prill të 2019 në Rinas janë:

Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Renaldo Sula, Elton Pikli, Alkond Bengasi dhe Talo Çela, ky i fundit ende në kërkim.

Ndërkohë gjykata ka pushuar akuzën për Ragip Hajdinin, i cili humbi jetën disa muaj më parë.

Më 9 prill të vitit të kaluar 4 persona të maskuar grabitën 4.6 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”.

Paratë i përkisnin bankave të nivelit të dytë dhe do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.

Autorët u futën nga hyrja e pasme e aeroportit me një furgon me mbshkrimin “Hetimi Tatimor”.

Pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili cilësohet si koka e grupit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco