Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Shkroi 'Poshtë komunizmi' te gjoba/ Qytetari: Më shoqëruan 8 policë

Shkroi 'Poshtë komunizmi' te gjoba/ Qytetari: Më shoqëruan 8 policë

09:06, 20/10/2020
A+ Aa A-

Nga dita e enjte janë vendosur 731 gjoba për mosmbajtjen e maskës nga qytetarët.

Njëri prej tyre ka vendosur ta ndajë këtë moment në ‘ABC e Mëngjesit’, pasi poshtë fletës së gjobës ka shkruar ‘Poshtë komunizmi’, duke u bërë kështu virale në rrjet.

Në një lidhje direkte me Skype, i gjobituri nga Berati, Isuf Braho ka treguar se si e kanë shoqëruar tetë policë me furgon.

“Më vjen polici dhe më thotë: “Pse nuk e mban maskën?”. I thashë nuk më do qejfi, se mënyra si m'u drejtua ishte shumë arrogante. Më pas më shoqëruan tetë veta me furgon policie. Dhe unë shkruajta te fleta e gjobës “Poshtë komunizmi”. Ata më kërkuan pasaportën, po unë kisha vetëm kartën e identitetit dhe ata më shoqëruan në komisariat”, tha Braho.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rilindori20/10/2020 12:57

Bravo o cun berati!Merrni shembull o popull.neser do ju japi leje bubrreci te takoni grate dhe femijet ,sa here ne muaj ti doj shkopi atij

Shto koment

Denonco