VIDEO/ Atentati në Vlorë, i riu po dilte nga banesa kur u qëllua ….

VIDEO/ Atentati në Vlorë, i riu po dilte nga banesa kur u qëllua ….

22:54, 19/10/2020
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në mbrëmje në qytetin e Vlorës ku një person ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.

Denoncuesi është M. F, 27 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka kallëzuar se është qëlluar me armë zjarri në lagjen Partizani.

Dyshohet se i riu po dilte nga banesa e tij teksa pak metra më tej kanë qenë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur vetëm 100 metra larg bashkisë Vlorë.

Në njoftimin e Policisë bëhet fjalë se ka qëlluar vetë një autor, por dyshohet për dy të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco