Atentat në mbrëmje në Vlorë, qëllohet me armë ndaj një kalimtari

Atentat në mbrëmje në Vlorë, qëllohet me armë ndaj një kalimtari

22:35, 19/10/2020
A+ Aa A-

Një atentat në dukje i dështuar ka ndodhur në orët e mbrëmje në qytetin e Vlorës.

Një qytetar është drejtuar në komisariatin e Policisë ku ka denoncuar se ndaj është qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë.

Policia është vënë menjëherë në kërkim të autorit.

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco