FOTO/  Brenda banesës së masakrës në Loutraki, flet vajza e ukrainases: Mami e kishte frikë…

FOTO/ Brenda banesës së masakrës në Loutraki, flet vajza e ukrainases: Mami e kishte frikë…

19:02, 19/10/2020
A+ Aa A-

Pas masakrës në Loutraki, vajza e 43-vjeçares ukrainase që u ekzekutua së bashkë me partnerin grek, ka thyer heshtjen duke folur për mediat.

Sipas dëshmisë së 20-vjeçares, ajo ishte i vetmi person që e dinte mënyrën sesi ish-partneri shqiptar e trajtoi nënën e saj, që më pas e ekzekutoi.

“Ajo ishte kërcënuar. Ajo kishte frikë prej tij. Kishte frikë. Mami nuk foli kurrë, ajo ishte e mbyllur. Unë e di shumë mirë që ajo kishte frikë dhe kishte takuar një burrë të ri, është njerëzore kështu që të gjithë mund të vazhdojmë jetën tonë. Sigurisht që kjo nuk i pëlqente atij. Ajo është nëna ime, mënyra se si ka ndodhur ngjarja është çnjerëzore” tha vajza e 43-vjeçares Fotini.

45-vjeçari shqiptar xheloz për marrëdhënien e re të ukrainases me grekun, pasi i gjeti bashkë në shtëpinë e 43-vjeçares i goditi disa herë me hanxhar duke u marrë jetën.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet brenda shtëpisë, ku ndodhi ngjarja horror, që tronditi Greqinë, ndërsa dyshimet e autoriteteve greke janë se shqiptari, gjurmët e gishtave të së cilit u gjetën brenda banesës, është arratisur drejt vendlindjes për t’u fshehur./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx19/10/2020 19:10

Te na i thone emrin e shqipetarit apo sajes e radhes

Shto koment

Denonco