Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Mjeku: Kam parë në kafe njerëz të infektuar me Covid në Tiranë

Mjeku: Kam parë në kafe njerëz të infektuar me Covid në Tiranë

18:00, 19/10/2020
A+ Aa A-

Epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe pneumologu Adrian Jorgji në emisionin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi treguan se duhet një menaxhim specifik dhe shumë vigjilencë, qoftë kur një person është me virozë sezonale apo kur diagnostifikohet me Covid-19.

Doktor Jorgji tha në program se ndërgjegja qytetare ende është në nivele të ulëta pasi pacientë të cilët ai i ka diagnostikuar me Covid-19 kanë lëvizur lirshëm në lokalet apo baret e Tiranës.

“Unë i rri fort ndërgjegjes qytetare. Unë kam parë pacientë të mi, edhe ditën që janë diagnostikuar për kafe apo për një gotë në lokale të ndryshme. Dhe po flasim për pacientë me covid, shpreh keqardhjen  për këtë”.

Ermali tha se kjo duhet dënuar me ligj, teksa Alimehmeti shtoi së ekziston si sanksion edhe pse nuk ishte në dijeni nëse është praktikuar. 

Të dy ndajnë mendimin se nëse jeni i shqetësuar për situatën në të cilën gjendeni, atëherë duhet te shmangen vendet e mbipopulluara.

Doktori Alimehmeti nënvizoi se:  “Nuk ka shumë teatro të hapura, shkolla ka më shumë. Mos ventilimi është faktor rrisku. Por unë do thoja ka një ulje të madhe ndërgjegjësimi nga njerëzit. Nëse ke një autobus të tejmbushur mos u hip, ecë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi19/10/2020 18:54

Ky Alimehmeti duket pak si beqir. Thone qe del ne tv qe ta gjujn cunat

Shto koment

Denonco