Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Avioni pëson defekt në Rinas, pasagjerët 4 orë të bllokuar në bord

Avioni pëson defekt në Rinas, pasagjerët 4 orë të bllokuar në bord

17:52, 19/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, por që për fat të mirë ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Një avion me 180 pasagjerë ka pësuar defekt, çka ka bërë që pasagjerët të mbeten të bllokuar në bord për rreth 3-4 orë.

Qytetarët kanë informuar se personeli i avionit nuk i kanë lënë të zbresin si dhe nuk u kanë dhënë informacion mbi atë që po ndodh.

Avioni sipas pasagjerëve nuk është rregulluar ende dhe ata kanë frikë të fluturojnë sërisht me të, pasi mendojnë se mund të pësojë difekt sërish në fluturim.

Agjencitë ku kanë prerë biletat u kanë komunikuar pasagjerëve se nëse ata zbresin nga avioni biletat e tyre nuk do të rimbursohen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.20/10/2020 04:01

OK, po i cfare linje eshte ky avion?

Shto koment

Denonco