U kapën pa maska dhe mjet identifikimi, policia shoqëron dy gjimnazistë

U kapën pa maska dhe mjet identifikimi, policia shoqëron dy gjimnazistë

17:00, 19/10/2020
A+ Aa A-

Dy nxënës të Shkollës së Mesme ‘Gjergj Kastrioti’ në Durrës, mësohet se janë shoqëruar në polici, pasi u kapën teksa lëviznin pa mjete mbrojtëse në rrugë.

Nxënësit janë ndaluar në rrugën e Currilave, dhe janë shoqëruar për në komisariat pasi nuk kishin me vete mjet identifikimi.

Policia ka nisur prej 4 ditësh zbatimin e urdhërit pr gjobitjen e të gjithë personave që lëvizin pa maska në ambiente të hapura.

Në momentin e ndalimit personat duhet të paraqesin mjetin e identifikimit para efektivëve, ndërsa në rasty shkelje masa administrative për kundravajtje është 3000 lekë, që zbatohet në faturën e energjisë elektrike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco