Humbi 8 anëtarë të familjes nga tërmeti, Ylber Lala: Shteti më mashtroi për dëmshpërblimin. Edi Ramës nuk i fal

Humbi 8 anëtarë të familjes nga tërmeti, Ylber Lala: Shteti më mashtroi për dëmshpërblimin. Edi Ramës nuk i fal

15:31, 19/10/2020
A+ Aa A-

Me 26 nëntor bëhet plot një vit nga tërmeti i tmerrshëm që mori 51 jetë njerëzish.

Këneta e Durrësit ishte ndër zonat më të goditua të atij tërmeti. Në këtë vend ku më parë gjallëronte jeta mes zërave të fëmijëve dhe dashurisë së prindërve e gjyshërve nuk ka mbetur më asgjë. Lulet kanë mbirë mbi rrënojat e vetme të harruara këtu.

Ylber Lala, i rraskapitur nga dhimbja e madhe rikthehet në të njëjtin vend ku një vit me parë përjetoi tmerrin e humbjes se 8 të dashurve të familjes së tij, Sahadete Lala 79 vjeç, (gjyshja), Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç , Marjeta Lala me 4 fëmijët: Emilio Lala, Dionis Lala 2 vjeç, Dionisa Lala 2 vjeç –binjakë, Amelia Lala 8 vjeç. Griselda Lala, 22 vjeç.

8 anëtarët e fisit Lala humbën jetën në shtëpinë ku kishin gati rreth 3 vite që ishin vendosur.

Pikëllimi mbërtheu zemrat e atyre që mbijetuan nga ai termet. Por tragjedia për Ylber Lalën nuk mbaroi më 26 nëntor.

Ditën kur u përcollën në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe nëna e Ylber Lalës, Fiqirete Lala 64 vjeçe, njëkohësisht nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës, gjyshes që u gjet me mbesën në krah nën rrënoja.

‘Ditën e ceremonisë që u bë tek pallati i Kulturës, ishte Edi Rama aty dhe në atë moment më njoftojnë se mami ndërroi jetë. Nena ime nuk ishte në ceremoni. Ajo ishte operuar 3 ditë përpara se të ndodhte ngjarja nga apendiciti dhe ndodhej në spital.

Ditën e tërmetit na kërkuan ta çojmë në shtëpi se po zhvendosnin të sëmurët, madje për këtë debatova edhe me ministren. E çuam në shtëpi, por nuk i treguam çfarë gjëme na kishte ndodhur. Ajo na pyeste çfarë ka? Çfarë keni që jeni kështu? Seç po shoh ca ëndrra të këqija por ne nuk i treguam.

Ditën e ceremonisë babi doli nga shtëpia dhe mami e pyeti se ku po shkonte, por ai si tregoi. Kur ai iku mami dëgjoi ca komshinjtë që flisnin për tragjedinë tonë dhe aty e pësoi infarkt dhe iku, na la…’, th Ylberi.

Babai i Ylberit, Ali Rame Lala 70 vjeç jeton tashmë i vetëm në një banesë tjetër që ndodhet pranë zonës së tragjedisë. Me lot në sy ai na rrëfen se 95 mijë lekët e pensionit nuk i dalin për ilaçe.

‘Deri para 9 muaj me parë jetoja me bashkëshorten time, ngela vetëm. Si jetoj?! Ja siç e shikon. Fëmijët pa punë, por vijnë e më shohin. Marr 95 mijë të vjetra pension. Paguaj drita dhe ujë 80 mijë lekë (tregon se s’ka paguar herën e fundit). Vuaj nga hernie diskale, por këmbët nuk i kam funksionale.

Qëndroj shtrirë, ndonjëherë me vjen vajza që më bën për të ngrënë një herë në disa ditë. Vajzën e kam në Fier. Kam 4 muaj pa i marr këto ilaçet se bëjnë 64 mijë. Janë për këmbët këto ilaçet dhe si marr dot. (Përlotet dhe apelon për ndihmë)’, tha Ali Rame Lala.

Pas tërmetit të 26 nëntorit jeta e anëtarëve të mbetur gjallë të fisit Lala ka ndryshuar rrënjësisht. 3 djemtë e Ali Lales sot janë të papunë. Vajza e tij jeton larg në Fier me familjen e saj.

Traumat e asaj tragjedia pengojnë edhe sot jetën e Ylber Lales. Ylber Lala ka trokitur disa herë në dyert e ministrive për të kërkuar ndihmë për babanë e tij të sëmurë. Në mungese të një pensioni për babanë e sëmurë apo të një personi që të mund të kujdesej, ato para për të janë jetike.

Ndërkohë, pyetjes se pse vendosi që të flasë sot, Ylberi pohoi se; ‘Sepse është e tmerrshme të shikosh babanë në atë mënyrë që jeton….(Qan me të madhe). Edi Rama nuk do ta fal. Tallu sa të duash, por mos e prek plagën.’, tha ai. /Balkanweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco