Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

VIDEO/ Merr flakë autobusi i pasagjerëve në Fier

VIDEO/ Merr flakë autobusi i pasagjerëve në Fier

14:05, 19/10/2020
A+ Aa A-

Merr flakë një autobus pasagjerësh në aksin Fier- Levan, sapo zbret vendin e njohur si Qafa e Koshovicës

Mësohet se në momentin që mori flakë autobusi ka qenë i mbushur me udhëtarë të cilët lëviznin nga Levani për në Fier.

Sapo janë pikasur flakët, drejtuesi i mjetit dhe fatorinua kanë zbritur pasagjerët.

Mësohët se flakët kanë shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, e shkak mund të jetë një defekt në motor.

Njoftimi i policisë

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Levan, ka marë flakë në ecje e sipër një automjet tip autobuz me drejtues shtetasin E. C., banues në Frakull, Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorrin e mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco