Covid pushton shkollën/ Del përgjigjia për 29 mësuesit, rritet frikshëm numri

Covid pushton shkollën/ Del përgjigjia për 29 mësuesit, rritet frikshëm numri

10:31, 19/10/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë u raportua se Covid-19 ka shpërthyer në shkollën 9-vjecare Emin Duraku në kryeqytet, ndërkohë që 29 mësues u futën në karantinë pasi kishin shfaqur shenja të sëmundjes.

Kjo pasi 5 mësues edhe 3 punonjës kishin rezultuar pozitiv me Covid-19. Fax News ka mësuar detaje të reja në lidhje me përgjigjet e tamponëve për 29 mësuesit e karantinuar.

Mësohet se nga 29 tamponët e kryer, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 5 mësues të tjerë, duke e çuar numrin e personave të infektuar në 13.

Në total janë 10 mësues të infektuar me Covid-19, dhe 3 sanitare.

Aktualisht mësimi vazhdon normalisht pasi mësuesit janë zëvendësuar nga 29 kolegë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco