Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Krimi horror për pasion/ Ja fotoja e paretushuar e vrasësit shqiptar

Krimi horror për pasion/ Ja fotoja e paretushuar e vrasësit shqiptar

10:24, 19/10/2020
A+ Aa A-

Policia greke është duke kërkuar kudo shqiptarin e quajtur Niko, i cili dyshohet se vrau 45-vjeçaren ukrainase dhe të dashurin e saj disa ditë më parë në Mikonos. Mediat greke kanë publikuar foto të shqiptarit, i cili njihej në zonë si Niko dhe kishte patur më herët marrëdhënie me ukrainasen Svetlana Fotini.

Sipas informacionit, ngjarja filloi pak pas mesnatës së 10 tetorit. Nën rrethana të paqarta, një makinë u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht në orët e para të së dielës, në zonën e Betlehemit të Lutraki.

Autoritetet e policisë u vunë në kërkimit të pronarit të makinës, që ishte e 45-vjeçares. Sidoqoftë ata nuk mund të hynin në shtëpinë e saj verore pa urdhër të një prokurori.

Të dielën në mëngjes, një burrë që jetonte pranë shtëpisë së 45-vjeçares pa gjakun që dilte nga dera e saj e përparme dhe njoftoi policinë.

Kur policia arriti në shtëpinë e 45-vjeçares, ata gjetën derën e mbyllur me një zinxhir dhe një dry. Sipas mediave lokale, oficerët e policisë hynë në shtëpinë e 45-vjeçares rreth orës 16:15. Gruaja ishte e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku. Një burrë, i cili u konfirmua të ishte një farmacist i njohur me të cilin kishte jetuar kohët e fundit, ishte i vdekur pranë saj. Sipas policisë, të dy trupat kishin marrë goditje të shumta, ndërsa u gjetën plotësisht të zhveshur.

Shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të jetë bërë xhelozia. Shqiptari kishte pasur një lidhje me 45-vjeçaren ndërsa kjo e fundit kishte nisur një lidhje të re me farmacistin grek.

Pasi i vrau, autori u largua nga vendi i krimit me makinën e 45-vjeçares dhe më pas i vuri flakën.

I identifikuar me emrin Nikos, shqiptari dyshohet që të ketë kaluar ilegalisht në Shqipëri pas krimit makabër, pasi nga të dhënat zyrtare në stacionet kufitare nuk figuron emri në sistem. 45-vjeçari shqiptar mësohet se ishte arrestuar në 2014 për grabitje dhe do të lihej i lirë tre vite më pas në 2017, duke shfrytëzuar dispozitat e atëhershme të favorshme të ligjit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco