Një 78-vjeçar në Kavajë ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës rreth orës 09:40, në vëndin e quajtur “Pompat e Ujit”.
Në momentin që u përplas nga mjeti me drejtues B.H., i moshuari L.Gj., ishte duke ecur me biçikletë. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor i policisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net