VIDEO/ Naftëtaret: Po heqim nga shpirti për të ushqyer fëmijët...

VIDEO/ Naftëtaret: Po heqim nga shpirti për të ushqyer fëmijët...

10:07, 19/10/2020
A+ Aa A-

Greva e nafëtarëve në Ballsh ka hyrë në ditën e pestë. Mësohet se dy nga gratë greviste janë rëndë.

Ndërkohë që kauza e grevës në ditën e 22 të saj mbetet e njëjtë, nuk ka asnjë reagim nga institucionet që kanë përgjegjësi për zgjidhjen e problemit të naftëtarëve.  

Gjatë ditës së sotme jashtë ambienteve janë mbledhur edhe kolegët e tyre më të clitë punojnë në rafineri.

Njëra nga grevsitet në një gjendje të rënduar emocionale tha për Syri TV se gjendja është shumë e rëndë.

'U bëj thirrje të gjitha grave e zonjave ne parlament, ambasadores Yuri Kim, po jetojmë në një muaj të dhimbshëm ku nënët po heqin nga shpirti i tyre për të ushqyer fëmijët e tyre'.

Ndërkohë gratë janë të vendosura ta vijojnë grevën duke i rezistuar edhe të ftohtit dhe sëmundjeve që kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco