Dhunonin dhe grabisnin adoleshentët/ Zbulohet banda shqiptare e të miturve, futën në kurth djalin e një…

Dhunonin dhe grabisnin adoleshentët/ Zbulohet banda shqiptare e të miturve, futën në kurth djalin e një…

22:08, 18/10/2020
A+ Aa A-

Është shkatrruar nga policia greke një bandë të miturish shqiptarë që terrorizonin banorët e Loutrakit në Greqi.   

Policia u vu në lëvizje pasi morën një ankesë nga një prind të premten, 16 tetor, se djali i tij i mitur rreth 15 vjeç, kishte rënë pre e grabitjes nga një grup të miturish jashtë dyqanit të tij në Loutraki.

Fillimisht, djali i mitur i biznesmenit u fut në kurth nga banda, pasi e thirrën dhe e ftuan për t’i treguar diçka, foton e një vajze.

15-vjeçari, pa dyshuar se bëhej fjalë për një mashtrim, shkoi në vendin ku ata i caktuan një takim, jashtë dyqanit të familjes, i cili ndodhet në një vend të shkretë në Loutraki.

Aty, siç raportojnë mediat greke, 4 të mitur e sulmuan, e hodhën për tokë dhe i vodhën paratë dhe celularin. Më pas u larguan. Për fat të mirë, i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime serioze.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të keqbërësve. Pas kësaj ngjarje, disa prindër të tjerë që u infiormuan mbi zhvillimin rendën në polici për të denoncuar të tjera raste të grupit të mitur.

Dyshohet se banda vepronte prej një kohe të gjatë në këtë zonë, duke shantazhuar dhe rrahur studentët, në mënyrë që t’u marrnin paratë, celularët ose thjesht për t’i ngacmuar.

Policia mësohet se ka shoqëruar 15 persona, prej tyre 5 janë arrestuar.

Të gjithë janë me origjinë shqiptare dhe çështja do ti referohet  Prokurorit për të Mitur të Korintit./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco