Aksidenti në Skrapar, gazetari: Ministria refuzoi të ngrinte helikopterin ... ka plotësuar orët e fluturimit

Aksidenti në Skrapar, gazetari: Ministria refuzoi të ngrinte helikopterin ... ka plotësuar orët e fluturimit

16:57, 18/10/2020
A+ Aa A-

Banorët dhe policia e Skraparit shpëtojnë të aksidentuarin në Kanionin e Osumit.

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar edhe refuzimin nga ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter me pretendimin se ishin plotësuar orët e fluturimit dhe nuk mund të ngriheshin në ajër.

Mesazhi i gazetarit Artan Hoxha:

Diten e diele paradite, rreth ores 10:00, nje automjet Benz Mercedes me portobagazh, i drejtuar nga nje qytetari Alban Hasanllari, eshte rrezuar nga nje lartesi prej 80 metrash direkt ne Kanionin e Osumit.

Ngjarja ka ndodhur ne hyrje te ures se Blezenckes, ne aksin rrugor Prishte-Çorovode, ne krahun e majte te rrjedhes se lumit Osum.

Drejtuesi i automjetit, e ka humbur kontrollin ne dishezen ne hyrje te ures dhe ka rreshqitur nga nje lartesi prej 80 metrash direkt ne shtratin e lumit Osum, qe ne kete stine te vitit per fat te mire ka prurje te ulta te ujit.

Ura e Blezenckes, qe ndodhet ne afersi te fshatit me te njejtin emer, ngrihet ne pjesen me te ngushte te kanionit te Osumit, ne nje lartesi prej 80 metrash nga shtrati i lumit dhe eshte ndertuar ne fillimin e viteve ‘70. Pavarsisht rrezikshmerise qe ka vet ura per shkak te pozicionit ku eshte ndertuar dhe rruga ne dalje te ures ndertuar ne nje shpat shkembor ne drejtim te fshatit Blezencke, per 50 vite nuk mbahet mend qe aty te kete ndodhur ndonje aksident.

Pozicioni ku ka rene mjeti, thellesia e madhe e kanionit, fakti qe aksidenti ka ndodhur ne pjesen me te ngushte te kanionit, gati ne mesin e tij, e ka bere shume te veshtire te ofrohet ndihme.

Nje kalimtar i rastit ka qene rastesisht mbi ure duke bere foto te kanionit, kur ka ndodhur ngjarja. Ai ka pare mjetin te perfundoje ne fund te kanionit dhe pak çaste me vone ka dalluar nje person nga brenda makines qe kishte mbijetuar dhe kerkonte ndihme. Ka qene ky personi qe ka kerkuar ndihme dhe ka njoftuar per ngjarjen. Pak minuta me vone banore te fshatit Blezencke, kane ardhur per te dhene ndihmen e pare. Duke e njohur zonen ata kane zbritur ne shtratin e lumit nepermjet nje shtegu shkembor shume te pjerret dhe e kane gjetur mjetin brenda ne rrjedhen e lumit Osum. Per fat te mire rrjedha e lumit nuk ka qene e thelle duke mos rrezikuar marrjen me vete te mjetit dhe drejtuesit te tij.

Pak me vone ne vendin e aksidentit, kane ardhur ne ndihme efektiva te policise se Skraparit dhe zjarrefikesja e qytetit te Çorovodes. Drejtuesi i mjetit, pavarësisht dëmtimeve te renda qe kishte marre prej renies nga lartesia e madhe e kanionit, kishte mbijetuar mbrekullisht.

Por thellesia e kanionit ne vendin ku ka ndodhur aksidenti, e bente shume te veshtire nxjerrjen e te plagosurit dhe dergimin e tij ne spital. Ne keto kushte eshte kerkuar ndihma e anetareve te Federates se Rafting, per te leshuar nje gomone nga 80 metra lartesi ne shtratin e lumit.

Me pas nepermjet tyre eshte dashur te transportohej i plagosuri me kanoe ne drejtimin e kundert te rrjedhes se lumit, deri ne vendin ku mund ti ofrohej ndihme me autoambulance.

Jane dashur disa ore, me nje sakrifice shume te madhe, ne nje terren, ku edhe per alpinistet apo polumbaret e RENEA-s do te ishte shume e veshtire, por disa te rinj te fshatit Blezencke, policia dhe zjarrefikesja e Skraparit mundesuan nje operacion te pabesueshem shpetimi.

Por mesa duket hallet per te mbijetuarin e ketij aksidenti nuk kishin mbaruar, per shkak se kerkesa per ndihme emergjente me helikoptere nga Tirana, eshte refuzuar me pretendimin se helikopteret i kane kryer oret e fluturimit dhe se nuk mund te leviznin nga baza ajrore e Farkes. Ne keto kushte, edhe pse i plagosuri ishte ne gjendje shume te rende shendetesore dhe pasi ishte nxjerre me sakrifice nga thellesia e kanionit, nuk ka mbetur rruge tjeter vetem te behej transportimi i tij me ambulance drejt spitalit te Beratit qe ndodhet afro 65 kilometra larg nga vendi i aksidentit.

Urojme qe distanca nga Berati, te jete e pranueshme per helikopterin e emergjencave ne menyre qe sepaku te shmang trafikun nga hyrja e Tiranes deri ne spitalin e traumes.

Duket paradoksale, qe gjithe ajo sakrifice e banoreve te zones, policise lokale dhe sherbimit zjarrfikes, te cilet rrezikuan jeten e tyre per te nxjerre gjalle nga thellesia e kanionit, te aksidentuarin, te hidhet poshte me nje urdher burokratik nga kryeqyteti. “Helikopteri nuk mund tu vije ne ndihme, sepse i ka plotesuar oret e fluturimit”.

Nderkohe, pasi ka pershkuar 65 kilometra me autoambulance, ne nje rruge malore me kthesa te vazhdueshme, nga Skrapari ne Berat, ofrohet helikopteri per ta transportuar te plagosurin ne terren fushor, vetem per 120 kilometra...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco