Aksident i rëndë mes dy makinave, transportohen në spital katër persona

Aksident i rëndë mes dy makinave, transportohen në spital katër persona

16:36, 18/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Rreth orës 15:00 në dalje të qytetit të Pejës ka ndodhur një aksident mes dy makinave, ku për pasojë katër persona kanë mbetur të lundruar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, katër të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident mes dy veturave në afërsi të Universitetit “Haxhi Zeka”, me ç’rast si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova./ Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco