Detaje të reja/ Dyshime se u larguan me gomone, jahti i braktisur i përket një italiani

Detaje të reja/ Dyshime se u larguan me gomone, jahti i braktisur i përket një italiani

22:37, 17/10/2020

Janë zbardhur të tjera detaje nga jahti i gjetur i braktisur mbrëmjen e djeshme nga policia kufitare në afërsi të bregdetit shqiptar.

Sikundër mësohet jahti është gjendur në afërsi të luginës së Patokut në Kurbin, dhe mbrëmjen e sotme është ankoruar në Shëngjin.

Policia e ka mbajtur për gjatë gjithë kohës në vëzhgim, por askush nuk është afruar pranë tij, çka ka rritur edhe më shumë dyshimet.

Burime policore thonë se jahti me flamur slloven, i përket një shtetasi italian.

Pranë jahtit është gjetur dhe një gomone, çka rrit edhe dyshimet për një aktivitet të mundshëm kriminal.

Jahti tip velierë mban emrin TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t’u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit sonte në orën 20.10.

Pak muaj më parë në vendin tonë u braktis edhe një tjetër jaht, në pronësi të disa shtetasve turq.

Kapiteni i atij mjeti lundrues nuk gjet dot kurrë, pavarësisht pretendimeve të ndryshme nga ana e familjarëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco