Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Jahti gjendet i braktisur në det, dyshimet e para

Jahti gjendet i braktisur në det, dyshimet e para

21:45, 17/10/2020
A+ Aa A-

Një jaht është gjendur i braktisur mbrëmjen e djeshme në det në afërsi të Shëngjjinit.

Nuk ka ende informacione se si jahti ka mbërritur aty dhe kush janë pronarët e mjetit lundruues.

Ndërkohë që jahti mban flamur slloven.

Jahti është mbajtur mbrëmë përgjatë gjithë natës në vëzhfim nga policia dhe është konstatuar fillimisht nga Policia Kufitare.

Një kontroll më i imtësishëm brenda jahtit do të bëhet menjëherë sapo të ankorohet në port.

Në jaht dyshohet se kanë qenë dy persona, anëtarë të ekuipazhit të huaj.

Jahti po sipas të dhënave paraprake është i regjistruar në Itali.

“Burime nga policia kufitare kanë dyshime të forta se jahti mund të përdorej për të transportuar lëndë narkotike. Në momentin që është afruar policia anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur jahtin”-raportohet nga burime të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco