Me qese të zezë në kokë, ja si u shoqërua në polici i riu që përdhunonte të moshuarat

Me qese të zezë në kokë, ja si u shoqërua në polici i riu që përdhunonte të moshuarat

21:15, 17/10/2020
A+ Aa A-

Policia arrestoi ditën e sotme një të shumëkërkuar, i cili akuzohet për veprat penale të përdhunimit të disa të moshuarave dhe grabitjen e banesave të tyre, ngjarje këto të ndodhura në fshatin Palasë të Vlorës.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri Tv, i riu është shoqëruar në polici me forca të shumta policie dhe me qese të zezë në kokë.   

Prej ditësh i riu grabiste banesat në Palasë, por policia ende nuk kishte rënë në gjurmët e tij teksa sot ka rënë në prangat e bluve.

Policia prej kohësh kishte nisur kërkimet intensive për kapjen e tij, teksa sot u arrestua dhe shoqërua në ambjentet e komisariatit të Himarës.

Deri në tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e bluve teksa mbetet ende e pakonfirmuar mosha dhe emri i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco