Gjykata e Apelit lë në burg pedagogun e Korçës, çon në shtëpi sekserin

Gjykata e Apelit lë në burg pedagogun e Korçës, çon në shtëpi sekserin

19:23, 17/10/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për pedagogun e Universitetit të Korçës Alket Dino, ndërsa ka zbutur masën e sigurisë për bashkëpunëtorin e tij Xhevi Dervishi.

Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për Dervishin nga arrest me burg, në arrest shtëpie, pasi vepra penale për të cilën akuzohet, ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike, është me rrezikshmëri të ulët dhe për më tepër, problemet shëndetësore, kanë bindur gjykatën ta izolojë në shtëpi bashkëpunëtorin e pedagogut Dino.

Denoncimi i një studenti që pretendoi se kishte paguar 500 euro për një provim me pedagogun Alket Dino vuri në lëvizje prokurorine e posaçme SPAK, e cila pas disa javëve hetim, arrestoi pedagogun dhe bashkëpunetorin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco