VIDEO/ Himarë, pamjet e shoqërimit të vrasësit të biznesmenit Goro

VIDEO/ Himarë, pamjet e shoqërimit të vrasësit të biznesmenit Goro

14:40, 17/10/2020
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e arrestimit të Kliti Lekës, 53-vjeçarit që u arrestua nga Policia në Himarë për ekzekutimin e biznesmenit Niko Goro. Mësohet se të dyja armët që iu gjetën në makinë ai i ka pasur të mbushura, me fishekë direkt për t’i shkrepur. Armët qenë një kallashnikov dhe një pistoletë.

Leka nuk ka shprehur pendesë për krimin që kreu dhe ka deklaruar se nuk mund ta lejonte Goron të dilte i fituar. Midis të dyve ka pasur përplasje të forta për një borxh, sipas të arrestuarit, që i ndjeri nuk ia kishte paguar dhe çështje pronësie mbi një truall.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco