EMRI/ Motra e biznesmenit u plagos duke mbrojtur vëllain, ja gjendja e saj

EMRI/ Motra e biznesmenit u plagos duke mbrojtur vëllain, ja gjendja e saj

11:51, 17/10/2020
A+ Aa A-

Autori i vrasjes së ndërtuesit 51-vjeçar Niko Goro është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Vetëm pas 1 ore nga atentati i ndodhur, autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu. 

Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në mes të Himarës në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka qenë duke qëndruar pranë marketit të së motrës, Qftiqi Qesku, 57 vjeçe.

Ajo ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thonë se plumbi në këmbë i ka shkaktuar thyerje kocke, por ajo ndodhet jashtë rrezikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco