Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Ekzekutimi i biznesmenit/ Përplasja për pronat, pista ku po hetohet më shumë

Ekzekutimi i biznesmenit/ Përplasja për pronat, pista ku po hetohet më shumë

11:29, 17/10/2020
A+ Aa A-

Policia po heton në dy pista kryesore ekzekutimin e biznesmenit Niko Goro me pesë plumba.

Fillimisht u raportua se një nga pistat është borxhi prej rreth 70 mijë euro që biznesmeni i ka pasur autorit Kliti Leka, pasi ky i fundit i kishte mbuluar instalimet elektrike në një prej pallateve të tij, dhe që refuzonte t’ia jepte.

Por pista më e fortë duket se mbetet ajo e përplasjes për pronat.

Në dëshminë e tij menjëherë pas arrestimit autori i vrasjes, 53-vjeçari Kliti Leka, ka pranuar krimin, duke thënë se e ka vrarë biznesmenin pasi ai kishte ndërtuar një objekt në tokën e të afërmit të tij dhe për këtë arsye i detyrohej një sasi lekësh, të cilët 51-vjeçari nuk kishte pranuar t’ia jepte.

"I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time", mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu.

Leka është banues në Tiranë, por është nip i një prej pronarëve të tokës dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco