Ekzekutimi i biznesmenit/ Gjendet edhe pistoleta, fjalët e para të autorit

Ekzekutimi i biznesmenit/ Gjendet edhe pistoleta, fjalët e para të autorit

11:04, 17/10/2020
A+ Aa A-

Himara u trondit mëngjesin e së shtunës, pasi biznesmeni Niko Goro mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa e motra e tij u plagos në këmbë.

Rreth 1 orë pas atentatit, policia arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, i cili është shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se fjalët e para të 53-vjeçarit pas arrestimit kanë qenë se ai e ka vrarë Goron për shkak të një borxhi. Akoma mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për borxh për instalime elektrike apo për prona. Kjo pasi 53-vjeçari është në nip në Himarë dhe pretendon se ka tokë të trashëguar.

Policia raportoi se ka gjetur edhe një tjetër armë zjarri pas ngjarjes, një pistoletë.

Himarë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se:

 Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco