Si përfundoi në spital 41-vjeçari që u shpall i zhdukur dje?!

Si përfundoi në spital 41-vjeçari që u shpall i zhdukur dje?!

10:57, 17/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për 40-vjeçarin Rrapush Çeça, i cili u shpall i zhdukur një ditë më parë, pas denoncimit të familjarëve. Mësohet se 40-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha Policia.

Panorama mësoi nga dëshmitë e familjarëve se një ditë më parë, ai ishte larguar për në spital pasi nuk ishte ndjerë mirë. Por më pas të afërmit kishin humbur kontaktet me të dhe telefoni rezultonte i fikur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco