Kush ishte Niko Goro/ Biznese në hoteleri, ndërtim dhe pronar i kafesë së njohur...

Kush ishte Niko Goro/ Biznese në hoteleri, ndërtim dhe pronar i kafesë së njohur...

10:53, 17/10/2020
A+ Aa A-

Biznesmeni Nikollaq Goro u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë.

Siç pasqyrohet edhe në regjistrat e QKB-së, Goro rezulton se ka investuar në sektorin e ndërtimit dhe hotelerisë në zonën e Himarës. Ai i ka regjistruar bizneset nën logon “ARG”.

Krahas ndërtimit dhe hotelerisë, në pronëri të Goros është edhe një kafe e njohur në Himare, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

Ai njihej në qytet edhe si “shefi i turizmit” gjatë vitit 2017 dhe është akuzuar shpesh nga media lokale në Himarë se në bashkëpunim me ish-kryetarin e Bashkisë Jorgo Goro, kanë ndërhyrë në çështje pronash.

Gjatë vitit 2017 kur në Himarë pati një konflikt të madh mes banorëve dhe pushtetit lokal e atij qendror për prishjet e shumta, Niko Jorgo, ishte mjaft aktiv në krah të ish- kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro dhe madje kishte hapur edhe një faqe online “DhunandajDhunës”.

Niko Goro është ndërtues dhe biznesmen i njohur në zonën e Himarës, ku ka një kafe dhe një hotel shumë të njohur në zonë, ndërsa së fundmi po ndërtonte dhe një tjetër biznes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco