Ekzekutimi i biznesmenit/ Goro dyshohet se u vra për shkak të borxhit

Ekzekutimi i biznesmenit/ Goro dyshohet se u vra për shkak të borxhit

10:43, 17/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune.

Biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit.

Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa km larg, është arritur kapja e autorit. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është gjetur arma e krimit dhe furgoni "Volkswagen", 7-vendesh. 

Ka dyshime se shkak i këtij konflikti ka qenë një borxh që biznesmeni Niko Goro i kishte Kliti Lekës. Ka raportime se bëhet fjalë për njq borxh prej 70 mijë eurosh për instalime elektrike. Leka ka kryer punimet, por nuk ka marrë pagesën.

Për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçari. Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco