VIDEO/ Policia: Kapet vrasësi i biznesmenit Goro, është nga Tirana /EMRI Në foto, i ndjeri Niko Goro

VIDEO/ Policia: Kapet vrasësi i biznesmenit Goro, është nga Tirana /EMRI

10:13, 17/10/2020
A+ Aa A-

Policia njoftoi se në kohë rekord kapi gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit Niko Goro.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur "Livadhet", të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco