Kush ishte Niko Goro dhe a u vra për pronat? Dhjetëra të shoqëruar në polici

Kush ishte Niko Goro dhe a u vra për pronat? Dhjetëra të shoqëruar në polici

10:07, 17/10/2020
A+ Aa A-

Menjëherë pas atentatit të bujshëm në qendër të Himarët ku është ekzekutuar biznesmeni i njohur i qytetit, Niko Goro, policia ka bërë dhjetra shoqërimë ne komisariat.

Bëhet fjalë për dëshmitarë okularë dhe persona të tjerë të cilët mendohet se kanë pasur konflikte pronash me Goron si biznesmen, por edhe në kohën që ka punuar në bashki.

Ai njihet në qytet edhe si “shefi i turizmit” gjatë vitit 2017 dhe është akuzuar shpesh nga media lokale në Himarë se në bashkëpunim me ish-kryetarin e Bashkisë Jorgo Goro, kanë ndërhyrë në çështje pronash.

Gjatë vitit 2017 kur në Himarë pati një konflikt të madh mes banorëve dhe pushtetit lokal e atij qendror për prishjet e shumta, Niko Jorgo, ishte mjaft aktiv në krah të ish- kryetarit të Bashkisë Jorgo Goro dhe madje kishte hapur edhe një faqe online “DhunandajDhunës”, në të cilën binin në sy artikuj kundër protestës dhe shoqatës Himarjote në NY

Sipas dëshmitarëve okularë gjatë kryerjes së atentatit, nuk ka pasur asnjë debat mes viktimës dhe autorit, i cili ka qenë me maskë dhe kapele të zezë. Ai i ka dalë para Goros menjëherë pasi ka dalë nga një supermarket dhe e ka qëlluar me 5 plumba duke i marrë jetën.

Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, ndërtuesi Niko Goro nuk ka mundur të mbijetojë.

Niko Goro është ndërtues dhe biznesmen i njohur në zonën e Himarës, ku ka një kafe dhe një hotel shumë të njohur në zonë, ndërsa së fundmi po ndërtonte dhe një tjetër biznes. Forca të shumta Policie po krehin zonën dhe po punojnë për të kapur autorin e ngjarjes së rëndë.

Në foto Niko Goro dhe vendi i atentatit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco