Mësuesi publikoi në klasë karikaturat e Profetit Muhamed, prindi i pret kokën në rrugë

Mësuesi publikoi në klasë karikaturat e Profetit Muhamed, prindi i pret kokën në rrugë

20:48, 16/10/2020
A+ Aa A-

Një person i armatosur që thuhet të jetë prindi i një nxënësi është qëlluar për vdekje nga policia franceze pranë Parisit, pasi dyshohet se i preu kokën me thikë një mësuesi të shkollës ku mësonte djali i tij.  

Prindi sipas policisë dyshohej se mbante një jelek shpërthyes kur u qëllua nga policia.

Ai mendohet se e vrau mësuesin e shkollës, pasi ky i fundit e kishte zemëruar teksa u kishte treguar nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.

Një burim i tha Le Parisien se: 'Viktima kohët e fundit u kishte dhënë mësim studentëve të tij mbi lirinë e shprehjes dhe u kishte treguar karikaturat e Muhamedit'.

Kjo çoi në tërbimin e një prindi që u përball me mësuesin me një thikë kuzhine, për ti prerë më pas kokën,- tha burimi.

Krimi i parë ndodhi të premten pranë një shkolle rreth orës 5 pasdite në Conflans-Sainte-Honorine, rreth 25 milje nga qendra e kryeqytetit francez.

Prokurorët francezë të antiterrorit konfirmuan se po hetonin një sulm në të cilin një burrë u gjet me kokë të prerë në periferi të Parisit.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Conflans-Sainte-Honorine pas një takimi urgjent në Ministrinë e Brendshme të premten në mbrëmje, njoftoi BFM TV.

'Trupi i një njeriu të prerë me kokë u gjet rreth orës 5.30 të pasdites,' tha një burim hetues.

'Kur arriti policia, personi që mendohej se ishte përgjegjës ishte akoma i pranishëm dhe i kërcënoi ata me armët e tij.'

Vrasësi i paidentifikuar më pas u arratis në qytetin e afërt Eragny-sur-Oise, rreth 2 milje larg, ku ai refuzoi të dorëzohej.

'Ai po tundte në dorë një armë dhe më tej kërcënoi oficerët',- tha burimi.

'Kjo është kur ai u qëllua për vdekje nga policia. U dëgjuan rreth 10 të shtëna.'

Prokurorët anti-terror filluan menjëherë hetimin e incidentit,- tha burimi,- i cili shtoi më tej se sulmuesi po shihej si një "terrorist i dyshuar".

Stacioni francez i lajmeve FranceNeës24 informoi që sulmi kishte të bënte me karikaturat e profetit Muhamed të botuara nga Charlie Hebdo.

Dëshmitarët panë burrin duke prerë kokën e viktimës pa emër - i cili ishte gjithashtu mashkull - në mes të ditës, dhe pranë një shkolle.

Oficerët nxituan në vendin e ngjarjes dhe panë vrasësin duke ikur, drejt Eragny.

Deri në orën 19:00, skena e vrasjes së dyshuar dhe skena ku vetë vrasësi u vra me armë, ishte rrethuar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tualet Palla16/10/2020 21:19

Hallall plumbi sumeperpjetit. Ne esfel te gomarit shkofte.

Shto koment

Denonco