‘Më ndoqi dhe më ngacmoi me fjalë dhe veprime’/ E mitura denoncon 53-vjeçarin

‘Më ndoqi dhe më ngacmoi me fjalë dhe veprime’/ E mitura denoncon 53-vjeçarin

20:45, 16/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në fshatin Viçisht të Bulqizës, ku një 53-vjeçari akuzohet nga një e mitur për tentativë për përdhunim.

Falë ndërhyrjes së fadromistit, 14-vjeçarja ka shpëtuar nga duar e të dyshuarit Bujar Lika.

E mitura e shoqëruar nga familjarë të asaj ka bërë denoncimin në polici dhe 53-vjeçari është arrestuar.

Sipas informacioneve, 14-vjeçarja kishte qenë tek gjyshërit në fshatin Gjoricë, kur Lika fillimisht e ngacmoi me fjalë në rrugë dhe nisi ta përndjekë.

Në dëshminë e saj e mitura ka thënë: “Burri më ka ndjekur rrugës kur shkoja tek shtëpia e gjyshit. Ai nisi të më ngacmojë me fjalë dhe më pas tentoi të më prekë. Në atë moment më erdhi në ndihmë një fadromist dhe e rrahu. Kështu shpëtova nga ai dhe nuk më ndoqi më.”

I akuzuari Bujar Lika në zonë njihej si përdorues alkooli. Prej tre muaj i kishte ndërruar jetën dhe bashkëshortja dhe prej asaj kohe në fshat bënte sjellje të pahijshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco