EMRI/ Zhduket pa gjurmë 40 vjeçari në Elbasan

EMRI/ Zhduket pa gjurmë 40 vjeçari në Elbasan

20:12, 16/10/2020
A+ Aa A-

Zhduket pa lënë gjurmë një 40-vjeçar në Elbasan. Denoncimin për zhdukjen e të riut e ka njoftuar vëllai i tij.

Mësohet se i zhdukuri është Rrapush Çeça, banues në lagjen “Hekurudha”.

Çeça ka humbur kontaktet me familjaret prej mëngjesit të sotëm.

Sipas vëllait të 40-vjeçarit, ai  ka dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 531 VS, dhe u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime.

Pas verifikimit nga ana e familjarëve, rezulton se ai nuk ka qenë në qendrën spitalore, pasi nga regjistrat e observimit ditën e sotme, nuk ekziston i regjistruar.

Prej orësh, familjaret kanë kërkuar për 40-vjeçarin, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco