VIDEO/ I riu vdiq dje nga Covid, por ja çfarë thoshte në media disa muaj më parë për pandeminë

VIDEO/ I riu vdiq dje nga Covid, por ja çfarë thoshte në media disa muaj më parë për pandeminë

16:58, 16/10/2020
A+ Aa A-

Lorent Kreka nga Korça është një ndër viktimat më të reja të koronavirusit në Shqipëri.

Siç raportoi më herët gazetarja Ledjona Xheladinaj, Kreka ndërroi jetë dje në Tiranë pasi ishte nisur me urgjencë nga Korça ndërkohë që ishte pozitiv me koronavirus.

I riu ka ndërruar jetë edhe pse nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Kreka kishte një biznes në Korçë dhe disa muaj më parë ai foli edhe për mikrofonin e Abc News duke u shprehur se pas mbylljes së pranverës, gjithçka të kishte kaluar dhe tashmë të na prisnin ditë më të mira.

“Kjo situatë na penalizoi nga ana ekonomike dhe psikologjike. Ka qenë situatë e vështirë, por e përballuam dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit“, shprehej ai plot shpresë për mikrofonin e Abc News.

“Kemi kaluar një situatë të vështirë. Shpresojmë për më mirë”, tregoi Lorenti për Abc News. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco