Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Shifra të tmerrshme/ Rekorde të reja nga Covid, 289 raste të reja, 4 të vdekur

Shifra të tmerrshme/ Rekorde të reja nga Covid, 289 raste të reja, 4 të vdekur

16:01, 16/10/2020
A+ Aa A-

Situata e koronavirusit në Shqipëri ka dalë nga kontrolli.

Gjatë ditës së sotme është shënuar një tjetër rekord me numrin e invektimeve të reja.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për 289 raste të reja.

Ndërkaq kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1402 testime, 93 të shëruar, 289 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

113 raste në Tiranë,

34 raste në Fier,

23 raste në Durrës,

19 raste në Vlorë,

16 raste në Korçë,

12 raste në Shkodër, Elbasan,

10 raste në Krujë,

9 raste në Lezhë,

6 raste në Berat,

5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,

4 raste në Kuçovë,

3 raste në Patos,

2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,

1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve duke u rikujtuar qytetarëve se mbajtja e detyrueshme e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpise duhet të shoqërohet patjetër me ruajtjen e distancës fizike prej të paktën 1.5 metër, dhe kujdesin e vazhdueshëm të higjienës personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 289

Të shëruar ne 24 orë              93

Humbje jete në 24 orë                        4

Testime ditore                                    1402

Testime totale                    104,804

Raste pozitive              16501

Raste të shëruara         9957

Raste Aktive                  6101

Humbje jete                    443

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  3001

Durrës        648

Shkodër     450

Fier                364

Korçë   342

Lezhë         311

Elbasan       265

Vlorë     224

Berat     182

Kukës          165

Dibër       84

Gjirokastër    65

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco