‘Më ndoqën nga pas’/ Dëshmia e biznesmenit në Tiranë, pas sulmit me armë

‘Më ndoqën nga pas’/ Dëshmia e biznesmenit në Tiranë, pas sulmit me armë

12:51, 16/10/2020
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja në lidhje me tentativën për sulm me armë ndaj një biznesmeni, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Pas raportimit të lajmit se biznesmenit me inicialet A. Dh., i është kërcënuar seriozisht jeta nga dy persona të panjohur, ka reaguar edhe Policia e Tiranës.

Me një njoftim të shkurtër për shtyp, policia thotë se po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

'Dy persona të panjohur më kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku banoj dhe u shpëtova atyre, pasi u futa në ashensor. Edhe roja i pallatit u ka bërtitur dhe ata kanë ikur’, mësohet se është shprehur biznesmeni në dëshminë e tij, me inicialet A. Dh.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 16.10.2020, rreth orës 00:40, shtetasi A. Dh.,kallëzon se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00, dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi 16/10/2020 19:58

Kjo eshte shqiperia,Dihet qe zoteria eshte prej disa kohesh ne konflikt interest me Ben Blushin, nuk eshte degjuar ndonjeher emri I ti neper medja per ndonji problem ose ndonji konflikt tjeter, ky eshte Ben Blushi qe spyet as per shtet as per gje dhe mundohet tjy mbylle gojen njerzeve me presjone, te gjith e njohin mir si njerin edhe tjetrin korca edhe sidomos fshataret e dardhes qe Ben Blushi ju grabiti tokat

Tualet Palla16/10/2020 13:26

Banda e Blushit.

Shto koment

Denonco