Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Nisen dy autobusë me çanta dhe bagazhe, njëri prej tyre pa pasagjer, në portin e Barit i gjen ‘belaja’

Nisen dy autobusë me çanta dhe bagazhe, njëri prej tyre pa pasagjer, në portin e Barit i gjen ‘belaja’

11:18, 16/10/2020
A+ Aa A-

Dy autobusë që vinin nga Shqipëria janë ndaluar ditën e sotme nga Policia Kufitare e Barit, Itali.

Në njëri prej autobusëve nuk kishte asnjë pasagjer por ishte i mbushur me çanta, valixhe dhe bagazhe të tjera ndërsa në autobusin e dytë ishin 10 udhëtarë po ashtu u gjetën çanta dha bagazhe shtesë që nuk i përkisnin asnjë prej pasagjerëve.

Të dy automjetet u ndaluan gjatë një kontrolli nga zyrtarë të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve dhe agjentëve të policisë kufitare dhe u vendosën në sekuestro administrative për tre muaj, duke mos pasur të drejtë qarkullimi.

Por njëri prej tyre iu kthye të zotit, pasi ky i fundit pagoi një gjobë prej 4,130 €.

Shkelësit u akuzuan për shkeljen administrative të sanksionuar nga legjislacioni aktual, për transportin e sendeve me automjete pa autorizim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco