Biznesmeni u masakrua dhe u hodh në kosh! Dyshohet se ngacmonte...

Biznesmeni u masakrua dhe u hodh në kosh! Dyshohet se ngacmonte...

10:20, 16/10/2020
A+ Aa A-

Pesë vite nga ngjarja që tronditi qytetin e Fierit, strukturat për Hetimin e Krimeve në këtë qytet kanë arritur të dokumentojnë me prova si ndodhi vrasja e 82-vjeçarit Novruz Likometaj duke u rikthyer sërish në dyshimet e para.

Më 22 nëntor 2015, pronari i një agjencie udhëtimesh, Novruz Likometaj u gjet i pajetë, i mbështjellë me një çarçaf dhe i hedhur në një kosh plehrash. Sipas policisë, viktima ishte vrarë me një mjet prerës të fortë, ndërsa asokohe u raportua se kishte marrë dëmtime të forta në trup dhe në kokë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë, që kanë çuar në arrestimin e 43-vjeçarit Skënder Krasniqi, të cilin Gjykata e Fierit e ka lënë në burg me akuzën e vrasjes me paramendim.

Pak kohë pas ngjarjes, Krasniqi u arrestua për këtë ngjarje, por u la sërish i lirë për mungesë provash. Ai ishte i dyshuar kryesor, pas konflikteve që kishte pasur viktimën, tek i cili kishte dyshime se i ngacmonte të ëmën. Por para trupit gjykues ai i mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni për këto ngacmime.

“Jam i pafajshëm. Nuk kam vrarë asnjë njeri. Jam në rregull me veten time. Unë nuk isha në dijeni as të nënë sime, as për diçka tjetër. Nuk e kam vrarë unë dhe nuk di gjë për këtë. Nuk e kam takuar asnjëherë viktimën”, u shpreh Krasniqi në Gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Komshiu16/10/2020 12:08

Më qen bir qëni burrë nuk do kishte në këtë dynja. Para 90 spiun dhe dembel i fëlliqur, për fëmijtë Jo.

Shto koment

Denonco