Trafikonte emigrantë me ‘Benzin’ e saj, arrestohet 25-vjeçarja së bashku me dy persona të tjerë

Trafikonte emigrantë me ‘Benzin’ e saj, arrestohet 25-vjeçarja së bashku me dy persona të tjerë

10:17, 16/10/2020
A+ Aa A-

Vijon operacioni perimetri,Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare arrestuan sot tre persona pasi transportonin emigrant të pa ligjshëm kundrejt shpërblimit.

Policia e shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 29 vjeç, banues në Divjakë, F. V., 25 vjeçe, banuese në Durrës dhe shtetasi Dh. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja F. V.,25-vjeçe është konstatuar në lagjen nr. 3, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip "Benz", nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, por kjo e fundit nuk iu është bindur urdhrit të tyre. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e saj në afërsi të fshatit Memlisht, ku brenda mjetit iu gjetën shtatë emigrantë të paligjshëm.

Të tre këta persona pas shenjës së policisë për të ndaluar nuk I janë bindur urdhrit dhe kanë tentuar të largohen, por pa rezultat.

Si pasojë e aksionit u ndaluan 10 emigrantë që po tentoheshin të trafikohen kundrejt shpërblimit drejtë vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco