Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

VIDEO - Në shtëpinë e të zhdukurit në Vlorë/ Nëna: Unë dua djalin...

VIDEO - Në shtëpinë e të zhdukurit në Vlorë/ Nëna: Unë dua djalin...

09:56, 16/10/2020
A+ Aa A-

Fejzo dhe Mjaftime Ngucaj dyshojnë se djali i tyre, Ermali, është rrëmbyer. Ata i kërkojnë policisë së Vlorës që të nisë kërkimet për gjetjen e djalit të tyre, i zhdukur prej 4 ditësh. Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një person të zhdukur prej 4 ditësh në Lepenicë të Vlorës.

Familjarët shprehen se djali qe i papunë, jetojnë me rrogën e nuses dhe pensionin e prindërve. Ermal Ngucaj ka qenë i dënuar dy herë, një herë në Itali ku shleu dënimin dhe në Shqipëri për ngjarjen e gurores ku aksidentoi një 19-vjeçar.

Familjarët bëjnë me dije se nuk dinë çfarë të ketë ndodhur, por dyshojnë për rrëmbim të tij, teksa bëjnë me faj shokët e tij.

Kjo është dita e 5-të që familjarët nuk kanë kontakt me djalin e tyre. Dy djem të tjerë kanë humbur jetën nga kjo familje për shkak të problemeve shëndetësore, teksa Ermali është djalë i vetëm.

Prindërit e Ermal Ngucajt u kthyen nga jashtë shtetit (Italia), teksa zakonisht i priste djali i tyre, por kësaj here ai nuk u përgjigj në telefon, madje edhe bashkëshortja e tij kishte humbur kontaktet.

Nëna e tij shprehet se djali nuk kishte probleme teksa sipas saj shokët e ligj e kanë zënë në besë.

E përlotur e ëma e Ermalit shprehet se të birin e kanë rrëmbyer ose plagosur, teksa është djali i vetëm pasi dhe një djalë i familjes ka humbur jetën më parë. Familja pret kthimin e tij në banesë.

I ati i Ermal Ngucajt pohon se të martën në mëngjes janë kthyer nga Italia, por i biri nuk shkoi t'i priste. Bashkëshortja kishte humbur kontaktet me Ermalin rreth orës 19:30 të së hënës. Ditë më pas Fejziu së bashkua me një banor të Kotës gjeti automjetin e Ermalit në kthesën e Mavrovës, krejt normale gjendja e makinës me rrobat e të birit brenda.

Më pas ka lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet. Dyshimi i vetëm i familjarëve të 40 vjeçarit është rrëmbimi teksa i bëjnë apel policisë për të gjetur të birin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco