EMRAT/ Zbulohet pas 5 vitesh kush e vrau 82-vjeçarin në Fier

EMRAT/ Zbulohet pas 5 vitesh kush e vrau 82-vjeçarin në Fier

08:57, 16/10/2020
A+ Aa A-

Në 22 nëntor 2015, në qytetin e Fierit është vrarë me thikë një i moshuar 82 vjeç me emrin e Novruz Likemetaj.

Por, pas pesë vjetësh, Policia e Fierit, hetuesit e Krimeve të Rënda, kanë arritur të zbulojë vrasësin e Likemetajt dhe ta arrestojë. Ai është Skënder Krasniqi, 43 vjeç, banor i këtij qyteti. Akuza ndaj tij është “vrasje me paramendim”.

Policia e Shtetit njoftoi sot se “pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën "Arrest në burg" për shtetasin Skënder Krasniqi, 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vrasja me paramendim".

Dosja e tij kaloi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco