VIDEO/ Kapen 102 kg heroinë në Athinë, edhe shqiptarët të përfshirë

VIDEO/ Kapen 102 kg heroinë në Athinë, edhe shqiptarët të përfshirë

10:48, 13/10/2020
A+ Aa A-

Policia greke ka sekuestruar 102 kilogramë e 685 gramë heroinë.

Droga u kap në një apartament të marrë me qira në afërsi të Stathmo Larisis.

Rezulton se apartamenti ku u gjet lënda narkotike ishte i marrë me qira në datë 24 shtator.

Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 208 pako, e futur në 4 çanta. Ndërkohë vazhdon operacioni i policisë greke.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në çështje janë të përfshirë dhe shtetas shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco