RREFIMI i plotë/ Olson Çutaj ndryshon dëshminë: Ja çfarë di unë

RREFIMI i plotë/ Olson Çutaj ndryshon dëshminë: Ja çfarë di unë

10:23, 13/10/2020
A+ Aa A-

Rrëfimi i dytë i Olson Çutajt para efektivëve të policisë ka dhënë një tablo më të qartë të ngjarjes në Malësinë e Madhe më 3 tetor 2020, ditën kur vëllai Vilsoni dhe kushëriri i tij, Klementi kanë marrë me forcë dhe kanë dhunuar Daniel Pepajn, i cili kërkohet si autori i dyshuar i vrasjes së Vilsonit Cutajt  dhe Klement Pepajt.

Në rrëfimin e tij, Olsoni ka treguar se gjithçka ka ndodhur për vjedhjen e hashashit, ku Danieli edhe pse nuk e pranonte se ishte hajduti, ka pranuar t’ju kthejë Vilsonit dhe Klementit sasinë e vjedhur nga parcela e tij në fshatin Vrith.

Me sa duket Daniel Pepaj e ka përdorur këtë alibi për t’i futur në kurth dy miqtë e tij, ku i ka tërhequr në një zonë malore dhe aty i ka vrarë me kallashnikov, duke i goditur me nga një plumb pas shpine. Në 4 tetor 2020, policia e Shkodrës ka rimarrë në pyetje për herë të dytë vëllanë e Vilson Çutajt, Olsonin, i cili këtë herë ka treguar një version tjetër në deklarimin e tij, ndryshe nga ai i pari ku ka deklaruar se konflikti kishte nisur për një femër, por këtë herë ka thënë se shkak ishte vjedhja e hashashit.

Sipas dëshmisë që Syri TV disponon, Olsoni në mesditën e 3 tetorit ka udhëtuar me vëllanë e tij Vilsonin, nga fshati Bajzë në fshatin Vrith, për të takuar kushëririn e tyre Klement Pepaj, të cilin e kanë djalin e djalit të hallës.

Arsyeja që po shkonin në këtë fshat ishte fakti se Vilsonit dhe Klementit i kishin vjedhur një sasi bimësh hashashi në një parcelë në malin e fshatit, Vrith të Malësisë së Madhe. Klementi i kishte thënë Vilsonit: “Hashashin e ka marrë Daniel Pepaj”, që është edhe kushëri i Klementit, dhe kanë shkuar për ta pyetur dhe sqaruar punën me Danielin.

Në fshatin Vrith ata kanë shkuar rreth orës 14:30 dhe kanë qëndruar te lokali rreth 5 minuta pasi Klementi komunikoi në telefon me Danielin dhe i tha të vinte në qendër, por Danieli i tha se ishte te shtëpia. Atëherë janë ngritur nga tavolina dhe janë nisur për të takuar Danielin te banesa e tij, i cili po priste te porta e shtëpisë.

Vilsoni me Klementi shkuan dhe u takuan me Danielin, me të cilin bënë fjalë dhe e morën me forcë duke e futur në makinë dhe më pas siç ishin, kanë lëvizur për në fshatin Bajzë. Duke biseduar rrugës për punën e hashashit, Vilsoni i ka gjuajtur me shpullë Danielit, e ka sharë, duke i thënë pse na ke vjedhur hashashin. Danieli i thoshte se nuk e kam marrë unë dhe kjo bisedë vazhdoi deri në Bajzë.

Gjatë rrugës ata i kanë kërkuar Danielit që të tregonte vendin se ku e kishte fshehur sasinë e drogës të vjedhur. Por Danieli nuk e pranonte që e kishte vjedhur hashashin. Më pas të katërt janë ulur në një lokal të fshatit Bajzë. Edhe aty në lokal Vilsoni e Klementi kanë filluar ta shajnë e t’i bëjnë presion për hashashin e vjedhur, Danielit.

Danieli ka thënë se e gjej unë kush e ka vjedhur hashashin dhe do t’ua jap unë, por në bisedën që bënte e shmangte veten si vjedhës i hashashit, por sipas Danielit do t’jua jepte sasinë e hashashit të vjedhur pasi Danieli tha se kishte hashash në mal në fshatin Vrith te parcela e tij.

“Danieli ka thënë se e gjej unë se kush e ka vjedhur hashashin dhe do t’ua jap unë, por në bisedën që bënte, duke e shmangur veten si vjedhës i hashashit, por sipas Danielit do t’ju jepte sasinë e vjedhur të hashashit pasi Danieli tha se e kishte hashashin në mal në fshatin Vrith, në parcelen e tij dhe hajdeni shkojmë ta marrim”, tregon vëllai i Vilsonit Cutajt në dëshminë e tij.

Me kaq, kanë hipur në të njëjtën makinë sikur ishin dhe u nisën për në fshatin Vrith, ku kanë ndjekur rrugën nga Bajza, në Jeran, më pas në Gradec e më pas Marshej dhe kanë dalë në rrugën kryesore te burgu i Reçit dhe kanë vazhduar rrugën kryesore për në fshatin Vrith. Danieli u ka thënë: “po shkoj pak në shtëpi të ndërroj rrobat” dhe nga shtëpia doli me tuta sportive ngjyrë blu të errët dhe me atlete.

Sapo kanë dalë në dalje të fshatit Vrith, rrugës për në Razëm, te një kthesë kanë zbritur nga makina duke ecur në këmbë Vilsoni, Klementi dhe Danieli. Pas këtij momenti Olsi është kthyer dhe është ulur në kafe në qendër të fshatit Vrith te lokali. Pas rreth 30 minutash e ka marrë në telefon Vilsonin, i cili i është përgjigjur duke i thënë se vonohej edhe një gjysmë ore.

Pas rreth 15 minutash nga telefonata e fundit, e ka marrë në telefon Olsin vëllai i tij Vilsoni dhe i thotë: “a po i thua kujt, të marrë djalin ta çojë te shtëpia”, pasi e kishte në futboll.

Pas 5 minutash e kam marrë në telefon Vilsonin për t’i treguar se djalin e morën për ta çuar në shtëpi. Rreth orës 20:30 Olsi i ka telefonuar përsëri Vilsonit, por ai nuk është përgjigjur në telefon, “i kam rënë disa herë në vazhdimësi, por nuk e ngrinte telefonin edhe pse zilja vazhdonte t’i binte”.

Gjithashtu i ka rënë edhe telefonit të Klementit, por edhe ai nuk e ka hapur telefonin, kurse numrin e Danielit nuk e kishte Olsi dhe sipas tij dhe nuk i ka rënë asnjëherë. Pas këtij momenti ka marrë në telefon disa shokë dhe kanë dalë me drita dore për të kërkuar në mal, por nuk janë gjetur askund.

Kanë kërkuar deri rreth orës 01:00 e më pas ka shkuar në polici, në Malësinë e Madhe, për të bërë kallëzim për humbjen e Vilsonit dhe Klementit, pasi kishte merakun se diçka e keqe i kishte ndodhur atyre.

Hera e fundit që Daniel Pepaj është parë në territorin shqiptar është në fshatin Zagorë, ka qenë duke lëvizur në këmbë i vetëm. Tashmë policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nxjerrë një mandat arresti, me qëllim ndalimin e Daniel Pepaj, për të cilin ende nuk ka asnjë gjurmë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Patrioti dt. 14 tetor 202014/10/2020 15:43

Janë " cuba malsie" që vrasin kusheriri- kushëririn. Për një thes ashash..Te pashkolluar, të pa edukuar, të pa qytetruar. Kanë mbetur mbrapa me kohën.

Shto koment

Denonco