Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vrasja për kanabis/ Olsian Çutaj: Danielin e rrahën, ai i futi në kurth

Vrasja për kanabis/ Olsian Çutaj: Danielin e rrahën, ai i futi në kurth

09:09, 13/10/2020
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësinë e Madhe, detaje të reja mësohen rreth ditës së ngjarjes, ku autori i krimit të dyfishtë është rrahur fillimisht nga viktimat e tij.

Është vëllai i Vilson Çutajt, Olsiani ai që ka treguar sherrin mes të rinjve në lokal, rrahjen e Danielit dhe konfliktin që ka nisur për një sasi kanabisi.

Çutaj, që ishte dhe i pari që bëri denoncimin për zhdukjen e të rinjve në polici, pranon se i vëllai i tij dhe kushëriri Klementi, e kanë rrahur Danielin në makinë, dhe më pas ai i ka tërhequr në kurth duke i vrarë në mal.

“Vilsonit dhe Klementit i kishin vjedhur një parcelë me kanabis. Shkuan te shtëpia e Danielit për ta takuar, u ndalën në lokal për të pirë birra, dhe më pas u ngjitën në mal. Vilsoni dhe Klementi e rrahën Danielin në makinë, dhe më pas ai i tërhoqi në kurth, duke i vrarë në mal”, mësohet të jetë shprehur Olsian Çutaj.

Kujtojmë se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u gjetën të vrarë 5 ditë nga ekzekutimi i tyre, ndërkohë që për Daniel Pepajn, ende nuk ka detaje të sakta për vendodhjen pas krimit.

Policia sakaq ka vënë në pranga të atin e tij, Rrokun, që sipas hetuesve ka qenë në dijeni të parcelës së kanabisit, dhe është nën hetim për kultivim të narkotikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco