Detaje të reja/ Shqiptari masakroi me hanxhar çiftin në Loutraki, zbardhet dëshmia e nënkryetarit të bashkisë

Detaje të reja/ Shqiptari masakroi me hanxhar çiftin në Loutraki, zbardhet dëshmia e nënkryetarit të bashkisë

22:56, 12/10/2020
A+ Aa A-

Lidhur me vrasjen e çiftit të biznesmenëve nga shqiptari në Loutraki, në Greqi, media greke ka zbardhur detaje të reja.

Konstantinos Panteleou, nënkryetarit të Komunës së Loutraki, tha se i njihte të dy viktimat dhe tregon se në orët e para të së dielës ai u njoftua nga miqtë e disa peshkatarëve se zona e Flampouro, në afërsi të shtëpisë së pushimit të viktimës ishte hapur zjarr.

“Të dielën në mëngjes, një mik i cili kishte shkuar për të peshkuar më thirri dhe më tha se kishte parë një shpërthim në shtëpinë në pronësi të familjes time në këtë zonë. Ne menjëherë thirrëm Departamentin e Zjarrfikësve. Të nesërmen, duke parë fotot, kuptova që makina ishte e klientes time”, tha ndër të tjera nënkryetari i Bashkisë.

Konstantinos Panteleou, i cili mban është pronar i një agjencie të pasurive të patundshme kishte dhënë falas shtëpinë ku jetonte gruaja 43-vjeçare me origjinë nga Ukraina, Fotini për pushimet verore.

“Fotinin e njoh personalisht. Unë e takova atë në agjensinë e pasurive të patundshme që kam si klientin tonë dhe ajo donte të blinte një tokë në zonën tonë për të ndërtuar një shtëpi. Ajo e bleu parcelën kohët e fundit dhe ne bëmë kontrata në fund të qershorit dhe ishim në procesin e marrjes së një leje ndërtimi për të ndërtuar dy objekte.

Shtëpinë ku të dy u gjetën të vdekur, unë ia kisha dhënë Fotinit për të qëndruar gjatë verës si një dhuratë për kontratat që bëmë me shitjen e parcelës. Ajo kishte një dashuri të jashtëzakonshme për vajzën e saj dhe unë e di këtë sepse ata ishin mbledhur së bashku për të marrë vendimet”, tha ai.

Më tej nënkryetari i Bashkisë thekson se nuk e dinte që viktima me profesion farmacist dhe Fotini me profesion fizioterapiste ishin në një marrëdhënie bashkë.

“Ne nuk e dimë të kaluarën e saj. E dija që Fotini kishte marrë me qira një shtëpi nga një ndërmjetës tjetër në Loutraki në Megalou Alexandrou dhe Karaiskaki, pikërisht përballë farmacisë. Nuk e dija që ata ishin në një lidhje.

Unë e njoh Giannis sepse jeton në lagjen time. Ai ishte një burrë i jashtëzakonshëm dhe e di që ishte i pamartuar. Besoj se kjo marrëdhënie do të ishte diçka personale. Kur ai erdhi nga Mykonos ne e dinim që ajo ishte fizioterapiste. Ajo ishte divorcuar nga burri i saj”, përfundoi ai./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco