Makina përplas për vdekje 26-vjeçaren në Elbasan

Makina përplas për vdekje 26-vjeçaren në Elbasan

19:58, 12/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje pranë qytetit të Elbasanit. Një 26-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur tragjikisht nga një makinë.

E reja po kalonte rrugën kur është përplasur nga makina, pa pasur mundësi të shpëtojë.

Mjeti tip ‘Golf’ që kreu aksidentin drejtohej nga shtetasi, Gentjan Askurti.

Elbasan/Informacion paraprak

Në unazën e qytetit Elbasan,  mjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco