Serë me kanabis në bodrumin e vilës, aroma e fortë tradhëton shqiptarin dhe mikun e tij

Serë me kanabis në bodrumin e vilës, aroma e fortë tradhëton shqiptarin dhe mikun e tij

19:54, 12/10/2020
A+ Aa A-

Policia italiane arrestoi një shqiptar, ndërsa një tjetër është në kërkim, pasi në bashkëpunim me një shtetas italian kultivonin kanabis në ambiente të mbyllura.

Operacionet u zhvilluan nga Policia e Varezes dhe në rastin e parë u zhvillua kontroll në një magazinë, ku ishte ndërtuar një serë me të gjitha teknikat e kultivimit të drogës, si llambat, tharëset, ajrosëset.

Aksioni i dytë u zhvillua në bodrumin e një vile luksoze, pasi ishin vetë banorët që kishin raportuar për erën e fortë që ndienin prej ditësh. Në total u sekuestruan 1700 bimë dhe 40 kg kanabis dhe 40 fishekë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco