Aksidenti i rëndë, makina përplas për vdekje 5 vjeçaren, nëna përfundon në spital

Aksidenti i rëndë, makina përplas për vdekje 5 vjeçaren, nëna përfundon në spital

19:46, 12/10/2020
A+ Aa A-

Një vajzë 5-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Runikë të Skenderajt, ndërsa në aksident ishin të përfshira dy makina, ku njëra prej tyre ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë makina që doli jashtë rrugës ka goditur një grua dhe një fëmijë i mitur, ndërsa gruaja është dërguar me urgjencë në spital.

Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runik të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore. Bazuar ne hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Zahiti.

Drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksident janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco