Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Kultivonin mijëra rrënjë marijuanë në bodrumin e vilës luksoze/ Arrestohet shqiptari dhe italiani

Kultivonin mijëra rrënjë marijuanë në bodrumin e vilës luksoze/ Arrestohet shqiptari dhe italiani

19:39, 12/10/2020
A+ Aa A-

Në kuadër të kontrolleve që synojnë luftimin e tregtisë së drogës, policia italiane në Varese kanë bërë të mundur zbulimin e dy plantacioneve me marijuanë, brenda të cilave gjendeshin rreth 1,700 bimë dhe 40 kilogramë marijuanë e gatshme.

Në pranga kanë rënë dy person, një prej tyre me origjinë shqiptare dhe tjetri vendas.

Sipas informacioneve, marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello.

Të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës, si dhe të gjitha materialet që duheshin tashmë që ajo ishte bërë gati për t’u korrur.

Si u zbulua bodrumi

Mediat fqinje shkruajnë se policia nuk kishte informacione për serën, por ajo u evidentua si rezultat i kontrolleve në zonë.

Po ashtu dyshues në syrin e policisë ishte fakti që në atë ambient konsumohej energji elektrike edhe gjatë natës, si dhe era që ishte përhapur në rrugë.

Sekuestrimi

Gjatë kontrolleve u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba.

Po ashtu në shtëpinë e shqiptarit, i cili shoqëroi një nga të arrestuarit në kohën e kontrollit, u sekuestruan rreth 9,000 euro para, që dyshohet se janë përfituar si rezultat i shitjes së drogës./ Panorama/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco